Zelensky: Duhet më shumë presion ndaj Rusisë për të rivendosur paqen

(Photo by Behrouz MEHRI and BEHROUZ MEHRI / POOL / AFP) (Photo by BEHROUZ MEHRI/POOL/AFP via Getty Images)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur me anëtarët e parlamentit japonez nëpërmjet një lidhje telefonike, shkruan CNN.

Zelensky falënderoi Japoninë për mbështetjen e ndaj vendit të tij dhe i kërkoi Tokios të ushtrojë “më shumë presion mbi Rusinë për të ndihmuar në rivendosjen e paqes.

“Japonia na ndihmoi menjëherë dhe ne i falënderojmë nga zemra,” tha Zelensky në një fjalim virtual para anëtarëve të Diet, parlamenti japonez.

Zelensky tha se Japonia ishte vendi i parë aziatik që ushtroi presion ndaj Rusisë, duke shtuar se “presioni i vazhdueshëm ndaj Moskës do të ndihmonte në rivendosjen e paqes”.

Ai gjithashtu paralajmëroi ligjvënësit japonezë për raportet se Rusia po përgatiste një sulm me armë kimike kundër Ukrainës.

Kryeministri Fumio Kishida, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, dhe i dërguari i Ukrainës në Japoni, Sergiy Korsunsky ishin mes të pranishmëve./Shqip.com