Zelensky drejtuar rusëve: Bëhuni gati për të paguar dëmshpërblimet

Presindenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zotohet se vendi do të rindërtohet – dhe thotë se Rusia do të mësojë për “reparacionet”, shkruan BBC.

“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë në Ukrainë dhe Zot, besimin te njerëzit”, thotë ai.

Zelensky po ashtu thotë se “ne do të rindërtojmë çdo shtëpi të vetme, çdo rrugë të vetme, çdo qytet të vetëm. Dhe ne po i themi Rusisë – mësoni fjalët “reparacione” dhe “kontribute”. Ju do të na paguani plotësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi tonë.”

Ai po ashtu – përmes videos së fundit foli edhe për Presidentin rus, Valdimir Putin, për të cilin tha se “shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde”.

Zelensky thotë se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht – jo në të gjithë botën – “por në shtëpinë tuaj”. Ka mjaft prej tyre edhe atje. Rreth 150 milionë.”