Zëdhënësi i Hamasit: Duam edhe një ditë armëpushim nëse gjejmë pengjet
Publikuar:
(27.11.2023 12:07:21)

“Do të ketë një ditë më shumë armëpushim për çdo grup prej 10 pengjeve të liruar”. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan, i intervistuar nga transmetuesi libanez Lbci, në ditën e fundit të armëpushimit katërditor të rënë dakord me Izraelin. Hamdan, megjithatë, shtoi se “pengët duhet të gjenden”, duke konfirmuar se shumë prej tyre nuk janë në duart e Hamasit, por të fraksioneve të tjera në Rripin e Gazës dhe gjithashtu të qytetarëve privatë. Xhihadi Islamik Palestinez kishte bërë të ditur ditët e fundit se ishte “pjesë e marrëveshjes” së arritur midis Hamasit dhe Izraelit.