Shërbimet Inteligjnente: Hamasi donte të fillonte një luftë rajonale

Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe kapte sa më shumë izraelitë, por të shkaktonte një konflikt që do të përhapej në të gjithë rajonin. Zyrtarë të inteligjencës nga katër vende perëndimore dhe të Lindjes së Mesme e zbuluan këtë për Washington Post. Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve – harta të detajuara, furnizime ushqimore për disa ditë, municione dhe eksplozivë në sasi të mëdha – zbulojnë qëllimin e terroristëve për të dhënë një goditje me përmasa historike dhe për të shkaktuar një reagim të paprecedentë izraelit. Dhe gjithashtu për të vazhduar për ditë me radhë.