Vuçiqi “frikësohet” nga Kurti për një luftë të re në Ballkan
Publikuar:
(15.06.2023 11:06:45)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe kreun e delegacionit të BE-së.
Vuçiq ka njoftuar se u takua me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Gioffre, si dhe me ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Anke Konrad, Piero Koshar dhe Luka Gori.
“Kam biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe Kuintit. U kërkova të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, ka shkruar ai.