Vuçiq për policët e kidnapuar: Nuk keqtrajtohen


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe sillen në mënyrë të duhur ndaj policëve të Kosovës dhe se ata nuk “rrahën dhe keqtrajtohen”, raporton Danas.
Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm të ofrojë të gjitha pamjet dhe “provat nga të cilat do të ishte e qartë se tre policët e Kosovës janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë qendrore dhe jo në Kosovë”.
Presidenti serb, ka biseduar me presidenten sllovene Natasha Pirc Musar dhe tha se ka ofruar regjistrime “të të gjitha aktiviteteve si të ushtrisë ashtu edhe të policisë, sepse nuk ka arsye për të fshehur asgjë”.
Ai shtoi se “forcat serbe të sigurisë asnjëherë nuk kanë kaluar vijën administrative sepse kanë një urdhër të tillë dhe se mund të kontrollohet edhe me KFOR-in”.