Vuçiq: Për mua Kosova është Serbi dhe asgjë tjetër

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes profilit të tij në Instagram, ka shkruar se për të “Kosova është Serbi dhe se nuk do të jetë kurrë diçka tjetër”.

Ai e ka postuar në profil edhe një video të deklaratës së tij të djeshme, se për herë të parë “pala serbe ka marrë diçka që është “burim i ligjit” se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it”.

“Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër. Unë luftoj dhe do të luftoj për vëllezërit dhe motrat tona”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Pak para mesnatës, ishte vetë Vuçiq që pas takimit me serbët lokal dhe strukturat menaxhuese, kishte thënë se barrikadat do të fillojnë të largohen gjatë ditës së enjte.