Vuçeviq: Situata në Kosovë me rrezik të lartë, Serbia ka përcaktuar vija të kuqe
Publikuar:
(31.05.2023 10:15:37)

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme për shkak të “vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”.
Vuçeviq, tha se niveli i rrezikut është ndoshta më i madh i mundshëm.
“Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë që ndodhi dy ditët e kaluara, veçanërisht të hënën, por gjithçka që ndodhi javë e muaj më parë, për të cilat paralajmëroi Serbia. Presidenti i Republikës ka biseduar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe e informoi opinionin në Serbi për skenarin e mundshëm dhe, për fat të keq, ashtu ndodhi”, tha Vuçeviq, raporton Tanjug.
Ai, po ashtu, ka thënë se janë përcaktuar vijat e kuqe.