Vuçeviq: Serbia duhet të këmbëngulë në kërkesën që një pjesë e forcave të kthehen në Kosovë

Serbia duhet të këmbëngulë në kërkesën e saj për të kthyer një pjesë të ushtarëve dhe policëve të saj në Kosovë.

Kështu ka deklaruar gjatë ditës së sotme Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Vuçeviq tha se kjo është një periudhë e vështirë për Serbinë dhe se si shtet dhe komb, Serbia është nën presion të madh.

Ai beson se KFOR-i do ta përmbushë misionin e tij dhe do të sigurojë paqen dhe sigurinë.

Kjo nuk është hera e parë që nga Serbia po kërkojnë që të rikthejnë ushtarët serbë në Kosovë. Një deklaratë të tillë e kishte bërë më herët edhe vetë presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.