Vritet një tjetër ushtar izraelit, 105 të vdekur që nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza

Një tjetër ushtar izraelit, një rezervist 30-vjeçar, vdiq pasi u plagos rëndë më 20 nëntor në luftimet në Rripin verior të Gazës. Këtë e raporton Times of Israel. Sipas forcave izraelite, kjo e çon në 105 numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në fund të tetorit.