Vritet komandanti i forcave ruse i cili ishte angazhuar në pushtimin e Kievit

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se ka vrarë komandantin e forcave ruse, Vitali Gerasimov i cili ishte angazhuar në operacionin për pushtimin e Kievit.

Gerasimov kishte marrë pjesë në luftën e Çeçenisë si dhe në operacionet në Siri. Nga Federata Ruse ai ishte dekuruar për siç thuhet “Kthimin e Krimesë”.

BBC nuk ka arritur që t’i vërtetojë këto pretendime mirëpo as Federata Ruse nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje.

Zyrtarët ukrainas deklarojnë se një numër i madh i ushtarëve rusë tjerë janë plagosur.

Ata kanë shkruar në foton e Gerasimov është shkruar “Eliminim” me ngjyra të kuqe.

Ndryshe forcat e Ukrainës pretendojnë se deri tani kanë vrarë mbi 10 mijë ushtarë rusë.

Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Federata Ruse e cila ka deklaruar se deri tani janë vrarë rreth 1 mijë forca ushtarake. /Shqip.com