Voton Zenun Elezaj: Nuk kemi informata për parregullsi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj.

 Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj e ka kryer obligimin e tij qytetar.

“E kryem obligimin tonë. Nuk kemi ndonjë informatë për ndonjë parregullsi dhe shpresojmë dhe urojmë që të jetë ditë e qetë dhe e mbarë”, është shprehur Elezaj

Ai ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë.

Elezaj është kryetar aktual i Klinës, ku sfidohet nga Partia Demokratike të Kosovës.

Esat Raci synon që t’ia rikthejë PDK-së pushtetin lokal në Klinë.