Voton Shaqir Totaj, apelon qytetarët që të dalin të votojnë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Ramzi Ademaj” të këtij qyteti.

 Ai ka folur para mediave, me që rast ka ftuar prizrenasit që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Jemi qytet dhe shtet i civilizuar që dimë të organizojmë zgjedhje, të cilat duhet të jenë shembull model për të gjithë të tjerët. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme të transmetohet ky mesazh pozitiv, të shfrytëzojmë kohën e mirë e cila sot po na dominon në qytetin tonë të Prizrenit dhe qytetit tonë të bukur t’ia japim një proces demokratik dhe transparent, t’ia japim një bukuri të veçantë që do të jetë rruga ka do të lëvizim katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të votojnë pa presion dhe ndërhyrje./SHQIP.com