Voton ministri i parë i Qeverisë Kurti
Publikuar:
(14.11.2021 07:47:46)
I pari që ka votuar sot nga ministrat e Qeverisë Kurti është ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai i është drejtuar qendrës së votimit të Fakultetit Filologjisë.
Ai është parë duke hyrë në vendvotim për të votuar.
Përndryshe; Lëvizja Vetëvendosje pjesë e së cilës është Aliu garon në Prishtinë me Arben Vitinë për kryetar të kryeqytetit.
Përballë Vitisë është Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.