Voton Kurti: Sot po përmbyllet një vit i suksesshëm elektoral në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sapo ka ushtruar të drejtën e tij si qytetar duke votuar në balotazhin e zgjedhjeve lokale që po mbahen sot, më 14 nëntor.

Kurti, votoi në Fakultetin Ekonomik, para gazetarëve tha se komuna është shumë e rëndësishmë pasi sipas tij, është qeliza e Kosovës.

“Unë si qytetar i republikës dhe banorë i kryetqytetit, porsa votova, porsa e ushtrova të drejtën demokratike për të zgjedhur kryetarin e komunës që do të qeverisë në katër vitet në vijiim”, tha Kurti.

“Komuna është e rëndësishme, në njërën anë ajo është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është qeliza e republikës”

Më tutje, kryeministri Kurti, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të dalin të votojnë për kandidatin e preferuar të tyre.

“Andaj, inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë votë, që ta shftytëzojnë mundësinë ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për vetën e tyre nëpërmjet udhëheqësve që do t’i zgjedhin sot”.

“Moti është i bukur dhe pa të reshura, andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme.

Mekanizmat shtetëror do të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit me respektim të ligjit dhe zbatim të rregullave”, tha Kurti.

Në fund, Kurti vitin 2021 e vlerëson si të suksesshëm zgjedhor.

‘Më 14 nëntor, sot po e përmbyllmin një vit të suksesshëm dhe të mirë elektoral  i cili nisi me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, vazhdoj me zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe tash sot e kemi baloitazhin. Republika e Kosovës ka dëshmuar që është shtet demokratik në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve. Zgjedhin ata të cilët do të zgjedhin në vijim për neve. Urime për të gjithë kjo përmbyllje e këtij vitit të jashtëzakonshëm elektoral”, përundoi Albin Kurti.