Von der Leyen: BE-ja gati të dërgojë hetues për krimet e luftës në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të i dërgoi ekipet hetimore për krime lufte në Ukrainë.

Von der Leyen ka bisedua në telefon me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Unë fola me Presidentin Zelenskyy për vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë. BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës”, ka deklaruar Ursula von der Leyen në postimin e saj në Twitter.

Ajo gjithashtu ka thënë se Europol dhe Eurojust do të mbështesin po ashtu këtë aksion./Shqip.com