Vjen reagimi nga presidenca pasi serbët bojkotojnë institucionet e Kosovës


Këshilltari politik i presidentes së Kosovë, Blerim Vela ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Serbia është duke i shtyrë serbët e Kosovës që ti braktisin institucionet.
“Serbia po nxit dhe shtyn serbet e Kosovës të braktisë punët e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014”, shkroi Vela.
Tutje ai tha se, Lista Serpska po tenton të ndiojë në destabilizimin e Kosovës.
“Ajo gjithashtu tregon se Lista Srpska është gllagllaruar nga çdo agjenci dhe është trajtuar si një mjet për të destabilizuar nga regjimi i Vuçiçit”.
Lista serbe ka bërë të ditur se sot kanë vendosur që të bojkotojnë të gjitha institucionet politike në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.
Kryetari i Listës Serbe dhe ministër në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ndërsa përfaqësuesit tjerë të serbëve dhanë dorëheqje edhe nga pozita e deputetëve, kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.
Ai tha se kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administratat në Kosovë, raporton Kosovo Online.
Rakiq tha se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.