Vigemark: Jemi duke e përcjellë nga afër situatën, nuk kemi informata për Dejan Pantiq

Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Vigemark, ka thënë se misioni i BE-së ka informacione kontradiktore për të arrestuarin Dejan Pantiq dhe se ende nuk e dinë se ku ndodhet.

“Duhet të bashkëpunojë edhe për të bërë deklaratë, duhet të jetë në dijeni të akuzave. Me sa kuptoj unë, ai është dëgjuar me video-link dhe është ndaluar për 30 ditë. Jini të sigurt se ne po e ndjekim nga afër këtë rast”, tha Vigemark.

Po ashtu Vigemark ka zhvilluar takim edhe kryetarin e Listës Serbe.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë situata e sigurisë.

“Diskutim i rëndësishëm me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, mbi situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Rakiq falënderoi EULEX, për monitorimin e rastit kundër Dejan Pantiqit dhe për tentativën për t’i dorëzuar medikamente”.

Serbët që pesë ditë kanë bllokuar disa pjesë të veriut të vendit me barrikada.