Video: Erdogan bën thirrje për armëpushim

Bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë të martën në Stamboll të Turqisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se tani është koha për të “pritur rezultate solide” nga raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Duke folur në Stamboll ndërsa bisedimet filluan të martën, Erdogan theksoi se “u takon të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi”, shkruan CNN.

“Ne mendojmë se jemi në një periudhë ku duhet të presim rezultate solide nga negociatat. Ju po vendosni themelet e paqes me direktivat e udhëheqësve tuaj,” tha ai, duke theksuar se një “armëpushim i menjëhershëm dhe paqja do të përfitonin të gjithë”.

Turkish President Recep Tayyip Erdogan reiterated his call for a cease-fire between Russia and Ukraine ahead of peace talks in Istanbul to end the war which is early into its second month https://t.co/9yA8If1M2a pic.twitter.com/CR1zhE4w90

— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) March 29, 2022

Ndërsa, Turqia është një anëtare e NATO-s dhe Erdogan e karakterizoi pushtimin si “të papranueshëm” në fillimin e tij, presidenti është përpjekur të pozicionohet si një ndërmjetës i mundshëm për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogan u tha gazetarëve të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur ” një mirëkuptim ” për katër nga gjashtë temat e diskutuara gjatë negociatave, duke përfshirë qëndrimin e Ukrainës jashtë NATO-s si dhe pranimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha javën e kaluar çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai./Shqip.com