Vërshime edhe në Skenderaj, gjëndja më e rëndë në këto fshatra
Publikuar:
(20.11.2022 17:30:22)

Reshjet e shiut që filluan mbrëmjen e së shtunës kaluar kanë shkaktuar vërshime edhe në qytetin e Skenderajt.
Sipas njoftimit, nga Komuna e Skenderajt, gjendja më e rëndë ishte në fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Kllodernicë.
“Qysh në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës Fadil Nura bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit, kanë dalë në terren, për të parë nga afër gjendjen dhe situatën e krijuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, reshjet kanë ulur intensitetin, ndërkohë që gjendja duket të jetë nën kontrollë.