Varhelyi në KE: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së

“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin.

Gjatë vitit të ardhshëm ne do të dëshironim të shohim një realizim më të shpejtë dhe më efektiv të agjendës së reformës së BE-së të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtërira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi”.

Ai tha se sa i përket dialogut pret përkushtim më të madhe nga dy palët.

“Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”.