Ushtria ukrainase rrëzon dy avion rus

Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e ka konfirmuar se ushtria ukrainase ka rrëzuar dy avionë rus.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes ka treguar se një gjë e tillë ka ndodhur në dy provinca të qytetit të Kievit.   

“Forcat Ajrore të Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me mjeshtëri Ukrainën nga qielli. Mbrëmë, gjatë sulmeve ajrore të pushtuesve në Vasylkiv dhe Brovary paqësorë, pilotët luftarakë ukrainas kapën dhe rrëzuan dy avionë rusë”, thuhet në njoftim.

Ministri i Mbrojtës i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka treguar se deri më tani janë shkatërruar 29 avion rusë, 29 helikopter dhe 198 tanke.

Të martën po zhvillohet dita e gjashtë e luftimeve ndemjet Ukrainës dhe Rusisë./Shqip.com