Ushtria izraelite bastis shtëpitë e liderve të Hamasit, përfshirë edhe Sinwar

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bastisën zyrat e komandantit të batalionit të Hamasit, Khan Yunis dhe shtëpitë bosh të disa prej liderëve të grupit, duke përfshirë atë të Yahya Sinwar. Kjo është bërë e ditur nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, sipas të cilave përleshje të ashpra po zhvillohen në këtë zonë, në jug të Rripit të Gazës. Gjatë operacioneve, Brigada e 7-të e blinduar vrau “shumë terroristë” dhe zbuloi 30 tunele, goditi dhjetëra vende të raketave antitank, armë të tjera dhe materiale të inteligjencës.