Ushtria izraelite: Armët e Hamasit u gjetën në zonën e al Shifa
Publikuar:
(15.11.2023 10:20:50)

Në operacionin në vazhdim në spitalin al Shifa, ushtarët izraelitë gjetën armë dhe burime të Hamasit në zonë të cilat “tregon praninë e grupit terrorist”. Ushtria tha se nuk ka indikacione për pengje izraelite që mbahen aktualisht në spital, por besohet se operacioni mund të sjellë “informacion inteligjent mbi të rrëmbyerit”. Ushtria më pas theksoi se “nuk kishte përplasje” midis ushtarëve, mjekëve dhe pacientëve të spitalit.