UNESCO: Mbi 50 vende historike të Ukrainës, ndërtesa fetare dhe muze janë dëmtuara

Të paktën 53 vende historike, ndërtesa fetare dhe muzetë ukrainas janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i luftës.

Unesco tha se lista nuk është e plotësuar dhe ekspertët vazhdojnë të verifikojnë raportet për dëme të tjera, shruan BBC.

Dëmtimi i 29-të objekteve fetare, 16 ndërtesave historike, katër muzeve dhe katër monumenteve u verifikua duke përdorur imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve.

Një pjesë e madhe e objekteve dhe monumenteve janë prej Kharkivit, një nga zonat në Ukrainë më të prekura nga granatimet.

Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendet apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit./Shqip.com