Ukraina mohon se Rusia ka kapur centralin më të madh bërthamor në Evropë

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë kapur stacionin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë.

Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute, një false”.

Më herët të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin kapur uzinën dhe operacionet po vazhdonin normalisht.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov – i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha në një deklaratë “ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.

Ai shtoi se “personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal.”