Ukraina konfirmon se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak, konfirmoi se bisedimet me Rusinë do të zhvillohen të hënën përmes video-lidhjes, raporton CNN.
Një postim në Twitter nga faqja e verifikuar në Twitter e Podoliak tha: “Përsëri. Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave. Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht. Një numër i madh çështjesh kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën më 14 mars do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…”
Again. Negotiations go non-stop in the format of video conferences. Working groups are constantly functioning. A large number of issues require constant attention. On Monday, March 14, a negotiating session will be held to sum up the preliminary results…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 13, 2022