Ukraina konfirmon armëpushimin e përkohshëm në dy qytete

Ukraina

Ne fillimisht dëgjuam për armëpushimin e përkohshëm dhe korridoret humanitare në dy qytete juglindore të Ukrainës nga ministria ruse e mbrojtjes – e cila tha se ishte rënë dakord me palën ukrainase, raporton BBC.

Tani kemi konfirmimin zyrtar ukrainas nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko.

Ai ka konfirmuar armëpushimin e përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale (07:00 GMT) dhe thotë se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka shpallur një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10:00 me kohën lokale të Moskës (07:00 GMT) të shtunën nga dy qytete në Ukrainën juglindore, Mariupol dhe Volnovakha.

Mariupoli është një qytet port i madh dhe prej disa ditësh është i rrethuar nga forcat ruse. Ka pasur edhe luftime të ashpra në Volnovakha

Në vende të tjera, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.