Ukraina do të shesë ‘bonde shtetërore” për të financuar forcat e armatosura

Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bonde që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura.

Në një postim në Twitter, Ministria e Financave e Ukrainës tha se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase dhe norma e interesit e ofruar investitorëve do të “përcaktohej në ankand”.

“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” shtoi ai.