Ukraina akuzon Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë

kraina ka akuzuar Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë.

Ministria e Punëvë të Jashtme të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë dëbuar me forcë 2,389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë, shkruan CNN.

“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 njerëz, përfshirë 2,389 fëmijë u evakuuan një ditë më parë. Evakuimet u bënë në vende të ndryshme, duke përfshirë Republikën Popullore të Donetsk-it të mbështetur nga Rusia dhe Republikën Popullore të Luhanskut, ku sipas ministrisë njerëzit u larguan me vullnetin e tyre.

UNICEF komentoi këto raporte të fundit të martën dhe ngriti shqetësime, megjithëse vuri në dukje se nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë ato në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i UNICEF, James Elder, tha se rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në konflikt dhe është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.