Ukraina: 600 ukrainas të vrarë brenda natës

Mbi 600 ukrainas u vranë brenda natës, pasi lufta në Ukrainë po vazhdon.

Sipas pretendimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ata kanë goditur disa poste dhe pajisje ushtarake ukrainase, shkruan BBC.

Në një postim në Telegram, sulmet përfshijnë pajisjet e aviacionit në aeroportin Kanatovo në rajonin qendror Kirovohrad dhe një depo të madhe municionesh në qytetin jugor të Mykolaiv.

Forcat ruse kanë vazhduar të kenë objektiv infrastrukturën civile.

Të martën, raketat goditën tre nënstacione elektrike në periferi të qytetin e Lviv.

Kyiv ishte gjithashtu në shënjestër, por sistemet e mbrojtjes ishin në gjendje të rrëzonin raketën./Shqip.com