Turqia paralajmëron shtetet që të mos kalojnë me anije përmes ngushticave

Turqia ka paralajmëruar si vendet e Detit të Zi ashtu edhe ato jo të tij që të mos kalojnë luftanije nëpër ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve, tha të hënën ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

Konventa e Montreux e vitit 1936 lejon Turqinë të kufizojë kalimin detar përmes ngushticave të saj gjatë kohës së luftës, por ka një klauzolë që përjashton anijet që kthehen në bazën e tyre të regjistruar, raporton Reuters.

“Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë atë nga tani e tutje. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushticat deri më sot”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu të ketë thënë Cavusoglu.

Të paktën katër anije ruse janë aktualisht në pritje të vendimit të Turqisë për të kaluar nga Mesdheu.

Të premten Cavusoglu ka thënë që Turqia s’mund t’i ndalë luftanijet ruse të hyjnë në Detin e Zi.