Turqia kërkoi mbështetjen e Rusisë për të evakuuar turqit nga xhamia në Mariupol

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka thënë se i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol të dielën.

“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për të evakuuar qytetarët tanë,” tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp të dielën në Antalia.

 “Telefonat nuk funksionojnë dhe përplasjet vazhdojnë. Ne shpresojmë për një zhvillim sot.”

Cavusoglu tha se autobusët po prisnin për të evakuuar qytetarët turq nga xhamia, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme turke është në kontakt indirekt me qytetarët e saj përmes kontakteve në terren.

“Është shumë e rrezikshme për të evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar,” shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në Twitter se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq.

Të dielën, ministri i jashtëm i Turqisë tha se, pavarësisht raportimeve se xhamia ishte bombarduar, xhamia mbeti e padëmtuar dhe imami i xhamisë mohoi raportet se ishte bombarduar.