Truss akuzon Putinin për rrëmbime të neveritshme

Lizz Truss

Pas pretendimeve që një numër i madh i Ukrainaseve janë dërguar me forcë në Rusi, ka reaguar Liz Truss.

Sekretarja e Jashtme britanike, Truss, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për përdorimin e “taktikës së neveritshme” të rrëmbimit të civilëve ukrainas.

Në një postim në Twitter, Truss tha se Putin “po përdorte masa të dëshpëruara”, shkruan BBC.

“Putini vazhdon të përdorë taktika të neveritshme kundër popullit ukrainas, duke përfshirë rrëmbimin e civilëve të pafajshëm. Ai nuk po i arrin objektivat e tij dhe po përdor masa të dëshpëruara”, ka shkruar ajo.

Komentet e saj erdhën pasi një grup ukrainas për të drejtat e njeriut, Zmina, tha se kishte identifikuar dhjetëra njerëz që ishin zënë rob.

Grupi gjithashtu pretendon se “mijëra” ukrainas janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre./Shqip.com