Trupat ruse kanë lënë ‘kurthe vdekjeprurëse’ në rajonin e Kharkiv

Trupat ruse kanë lënë ‘kurthe vdekjeprurëse’ në rajonin e Kharkiv.

Më shumë tani për kundërsulmimin e Ukrainës pranë Kharkiv, pasi zyrtarët ukrainas thanë më herët se trupat e tyre kishin rimarrë disa qytete pranë qytetit kyç.

Kharkiv është nën zjarr dhe “betejat e ashpra” po vazhdojnë në rajon, tha guvernatori Oleg Synegubov, shkruan BBC.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh ukrainas dhe ka qenë fokusi i bombardimeve intensive që nga fillimi i pushtimit.

Synegubov tha se trupat ruse kanë lënë pas kurthe vdekjeprurëse në rajon dhe ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore, në vend që të nxitojnë drejt vendbanimeve të çliruara.

“Armiku është tinëzar dhe po bën gjithçka për të lënduar sa më shumë civilë ukrainas”, tha ai.

Turje, ai shtoi se për shkak të operacioneve të suksesshme sulmuese nga trupat ukrainase, ata kanë çliruar disa qytete aty pranë nga forcat ruse.