Trajkoviq për herë të dytë ndalohet nga autoritete serbe

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq është ndaluar për herë të dytë sot nga autoritetet e Serbisë, por kësaj radhe në drejtim të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq tha se policët serbë janë profesionist por ndjekin urdhra ‘nga lart’.

“Ky është një fyerje e paprecedentë. U ndalova sërish nga policia serbe në vijën administrative me Kosovën, kësaj radhe në drejtim të Serbisë. Punonjësit e policisë janë profesionistë, por ndjekin urdhrat “nga lart”. Jemi të izoluar në të ftohtë dhe nuk kam me vete terapinë e nevojshme me insulinë”, tha Trajkoviq.

Ndërsa në një postim tjetër, Trajkoviq tha se për shkak të kërcënimeve shëndetësore për mungesë të barnave ajo duhet t’i publikojë fotografitë e policëve të cilët janë përgjegjës për ndalimin e saj.

“Fatkeqësisht, për shkak të kërcënimeve shëndetësore për shkak të mungesës së terapisë, jam i detyruar të shpall publikisht se cilët janë punonjësit e policisë që do të mbajnë përgjegjësi nëse gjendja ime përkeqësohet. Parandalimi i një shtetasi të Serbisë për të hyrë në vendin e tij është shkelje e Kushtetutës”.

Rada Trajkoviq është përballur me kërcënime të vazhdueshme nga serbët për shkak të pikëpamjeve të saj politike pro Kosovës.

Ndërsa, sot iu është ndaluar edhe hyrja e saj në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë nga autoritet e Serbisë.