Torres: Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor

Ritchie Torres, the Democratic nominee for New York's 15th Congressional District, speaks to the media, Tuesday, Nov. 3, 2020, in the Bronx borough of New York. (AP Photo/Adam Hunger)

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka bërë një koment në rrjetin social Twitter lidhur me gjendjen aktuale të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor. Ajo është dhe ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, duke marrë refugjatë afganë kur pak vende do ta bënin këtë. Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të qëndrojë përkrah demokracive si Kosova”, ka shkruar Torres.