Të paktën 500 banorë të Kharkivit janë vrarë deri më tani, sipas zyrtarëve ukrainas
Publikuar:
(16.03.2022 12:56:45)
Në qytetin e Kharkiv, të paktën 500 banorë janë vrarë që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt,
Një gjë të tille ka konfirmuar Shërbimi i urgjencës i Ukrainës, sipas BBC.
Ky qytet është i dyti më i madh në Ukrainë dhe po përballet me bombardime intensive, ku forcat ruse kanë luftuar për rrethimin e këtij qyteti për shkak të mungesës së municioneve.
Mbikëqyrësi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka vlerësuar se të paktën 691 civilë janë vrarë deri më tani, ndërsa 1,143 të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën.
Edhe kryeqyteti i Ukrainës Kievi është gjithashtu prej qyteteve më të sulmuara ndaj forcave ruse, ku edhe kanë humbur jetën mijëra banorë./Shqip.com