Të dhënat e Rusisë flasin për 498 ushtarë të vrarë dhe 1 mijë e 597 të lënduar
Në Kiev: Katër shpërthime të fuqishme janë regjistruar mirëpo është e paqartë nëse ka viktima. Korrespodenti i BBC thotë se këto shpërthime janë dëgjuar edhe nga ata të cilët janë të strehuar në bunkerë.
Ministria e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklarojnë se konvoji ushtarak rus i cili ishte nisur në drejtim të Kievit është ndalur për shkak të mungesës së karburanteve dhe për shkak të mungesës së ushqimit.
Në jug të Ukrainës
Forcat ruse kanë pushtuar qytetin e Khersonit. Ky është qyteti i parë i cili është kapur nga rusët.
Zyrtarët ukrainasë deklarojnë se në qytetin e Mariupolit dyshohet se qindra persona kanë humbur jetën pasi janë granatuar nga ushtria ruse.
Ushtria ukrainase vazhdon të kontrollojë këtë qytet.
Në Verilindje
Qyteti Kharkiv vazhdon të sulmohet nga forcat ruse.
Tjerat zhvillime
President i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi ka publikuar një video në të cilin lavdëron popullin ukrainas për heroizmin e treguar ndaj pushtuesve rusë.
Kombet e Bashkuara raportojnë se nga fillimi i konfliktit nga Ukraina janë larguar 1 milionë banorë dhe se ky numër është në rritje.
Tribunali i Hagës ka filluar një hetim nën dyshimet se në Ukrainë janë kryer krime lufte.
Rusia për herë të parë pranon humbjet në Ukrainë. Sipas zyrtarëve rusë deri tani janë vrarë 498 ushtarë si dhe janë lënduar 1 mijë e 597 ushtarë. /Shqip.com