Takimi i rrallë i OKB-së po zhvillohet

OKB

Tashmë ka filluar Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Komeve të Bashkuara

Ky është vetëm sesioni i 11-të i posaçëm urgjent i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nga i pari në vitin 1956.

Sesioni do të nisë me fjalimet e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme (GA) dhe sekretarit të përgjithshëm, të ndjekur nga më shumë se 100 anëtarë të OKB-së gjatë ditëve në vijim.

Diplomatët presin një votim mbi një projekt-rezolutë – e cila është ende duke u negociuar – të mërkurën.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e thirri këtë sesion pasi u pengua të vepronte kur Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të SHBA-së të premten, e cila dënonte agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave të saj nga vendi.

Draft rezoluta e AP pritet të kalojë sepse asnjë komb nuk ka të drejtën e vetos në këtë dhomë, por nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.