Tahiri: Shteti ynë mbrohet duke e ruajtur aleancën me Amerikën
Publikuar:
(15.06.2023 10:48:56)

Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosovës është te Veriu, për pasuritë dhe dy arsye që i japin peshë specifike në marrëdhënie ndërkombëtare
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se atë mund ta mbrojmë vetëm duke ruajtur aleancën me Amerikën.
“Fuqia gjeopolitike dhe gjeostratike e Kosovës është të veriu për pasuritë që botërisht dihen, por janë dhe dy arsye që i japin peshë specifike në marrëdhënie ndërkombëtare! Prandaj, mund ta mbrojmë këtë vlerë të shtetit tonë vetëm duke ruajtur Aleancën me Amerikën”, ka shkruar Tahiri.