Sulmi me raketa në rajonin e Kievit, shkatërron konviktet dhe ndërtesat e banimit

Ushtria

Një sulm me raketa më herët sot në Vasylkiv, Bila Tserkva dhe Kalinovka në rajonin e Kievit shkatërroi një konvikt pesëkatësh dhe dy ndërtesa banimi pesëkatëshe, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Tre njësi të shërbimit të urgjencës shtetërore janë në rrugë për t’i ofruar ndihmë konviktit që u godit në Bila Tserkva, raporton CNN.

Njësitë e shërbimit të urgjencës nuk janë rrugës për në dy ndërtesat e banimit pesëkatëshe në Vasylkiv dhe Kalinovka sepse granatimet janë në vazhdim.