Spanja e ashpër me Izraelin: Vrasja e civilëve në Gaza e padurueshme
Publikuar:
(02.12.2023 00:33:26)

“Unë fola me ministrin izraelit Benny Gantz, të cilit i ritheksova se Izraeli është partneri dhe miku i Spanjës. Dënova edhe një herë sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor. Spanja kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten nga ky sulm terrorist, por unë rikonfirmova se Spanja e konsideron vdekjen e civilëve në Gaza të padurueshme dhe se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e shkroi këtë në X pas një përplasjeje shumë të ashpër diplomatike mes Madridit dhe Tel Avivit.