Smith: Nuk besojmë se NATO duhet të jetë pjesë e konfliktit në Ukrainë
NATO nuk po e konsideron një zonë ndalim-fluturimi për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë.
Ambasadorja amerikane Julianne Smith ka thënë për BBC, se “Ne nuk besojmë se NATO duhet të jetë pjesë e këtij konflikti.
“Ne po ofrojmë ndihmë sigurie dhe do të vazhdojmë t’ia ofrojmë Ukrainës”, ka shtuar ajo.
NATO është përballur me thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar Rusinë të përdorë avionët e saj për të mbështetur forcat e saj në terren, por shumë prej tyre kanë ngritur shqetësime se masa do të përshkallëzonte konfliktin.
Smith përsëriti se NATO nuk ishte e gatshme të bënte kompromis me politikën e saj për të pasur një “derë të hapur” për anëtarët e mundshëm në Evropë.
“Politika e zgjerimit të NATO-s do të vazhdojë. Rusia nuk ka veto për këtë,” tha ajo.
Ndërkaq, ajo ka thënë s do të fillojnë bisedimet rreth ndryshimeve afatgjata të qëndrimit në Evropën Lindore, dhe se do të bëhet e kundërta e asaj që dëshiron Rusia.
Ajo kritikoi gjithashtu vendimin e Rusisë për të vënë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë.
“Ne nuk na pëlqen që Rusia të flasë për ndonjë lloj përshkallëzimi bërthamor,” tha ajo.
“Retorika është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe rrit rrezikun e llogaritjes së gabuar. Ne po bëjmë thirrje për nje armëpushim dhe që Rusia të largohet nga Ukraina.”