Situatë kritike në Gaza, numri i civilëve të zhvendosur shkon në 2 milionë

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk ka kërkuar t’i jepet fund luftës, duke thënë se vuajtjet e civilëve janë “shumë të rënda për t’u përballuar”. Shumë nga 2.3 milionë banorët e Gazës janë grumbulluar në jug pasi Izraeli urdhëroi civilët të largoheshin nga veriu në ditët e para të luftës. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro 2 milionë janë të zhvendosur.