Situata serioze, por stabile – sipas ministrit të brendshëm ukrainas

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyy

Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy ka folur për BBC.

I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë, duke përfshirë Kievin dhe qytetet e tjera, ai tha:

“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh, dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por stabile.

“Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kievi mbetet vendi i goditjes kryesore…

“Unë e kuptoj se çdo ditë ne po përgatitemi për çdo skenar, përfshirë në Kiev. Përfshirë mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Gardën Kombëtare, policinë kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe kapur diversantë. Ne kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev, në varësi të orës së ditës. Ju mund të dëgjoni të shtëna në qytet [ndërsa ata veprojnë]. Shumë njerëz janë kapur, specialistët tanë janë duke punuar me ta.