Simiq:Kuvendi i ri Komunal i Mitrovicës së Veriut është i paligjshëm

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore të sapoformuar dhe shumica e re e përbërë nga shqiptarët janë ilegale dhe jolegjitime.

Më tutje Smiqi ka thënë se ata duan të ruajnë paqen dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë këmbëngulës dhe të përmbajtur në barrikada, por edhe që për të ruajtur paqen.

Simiq ka kërkuar edhe largimin e njësisë speciale të Kosovës nga veriu i vendit.

“Ne duam ta ruajmë paqen dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë, në mënyrë që të sigurohet që policët të tërhiqen. Është e qartë se prania e tyre në zonat e përziera në veri të Mitrovicës po shkakton frikë tek qytetarët sepse Forcat speciale shqiptare të armatosur deri në dhëmbë po shëtisin nëpër shtëpitë e qytetarëve tanë, ata ndalojnë dhe ngacmojnë qytetarët tanë, kontrollojnë automjetet e tyre. Kemi një situatë ku njerëzit normalisht nuk mund të dalin nga oborret e tyre”, tha Simiq.

Lexo edhe:

Zëvendësohen asamblistët e dorëhequr të Listës Serbe

Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën u betuan asamblistë të rinj të cilët do të vijnë nga Iniciativa Qytetare.

14 asamblistët e rinj tashmë kanë dhënë betimin.

Në mesin e asambleistëve që kryen betimin ishin 12 deputetë shqiptarë, nga 13 gjithsej në listë nga Iniciativa Qytetare, 2 deputetë boshnjakë dhe një serb.