Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë largimin e menjëhershëm të barrikadave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën e fundit në veri të vendit.

SHBA-ja ka kërkuar largimin e menjëhershëm të barrikadave të vendosura në veri të vendit.

“Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale. Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

SHBA-ja pret që t’i jepet fund gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

“Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”.

I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese, thuhet më tutje në reagim