Shkon në 17 numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza
Publikuar:
(02.11.2023 11:05:07)
Forcat izraelite (IDF) kanë konfirmuar vdekjen e një ushtari tjetër, një rezervist këmbësorie, në përleshjet që ndodhën dje me Hamasin në Rripin verior të Gazës. Mediat izraelite raportuan mëngjesin e sotëm, duke saktësuar se ai është një 25-vjeçar nga Ramat Gan. Sipas BBC, të paktën 17 ushtarë izraelitë kanë vdekur që nga zgjerimi i operacioneve tokësore në Gaza të premten e kaluar. Sipas Jersualem Post, 332 ushtarë të IDF kanë vdekur që nga sulmi i tmerrshëm i nisur më 7 tetor nga Hamasi në Izrael.