Shfaqen barrikada në Rudare
Publikuar:
(10.12.2022 15:16:35)


Serbët e veriut kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.
Bëhet e ditur se ata kanë vendosur dy kamionë me gurë në vendin Rudare të komunës së Zvecanit.
Sipas këtyre burimeve aktualisht tek këta kamionë ndodhen edhe dhjetëra qytetarë.
Po ashtu, është aktivizuar edhe alarmi që simbolizon grupimin e qytetarëve.